Kryeministri Edi Rama ka nisur të hënën një vizitë dy-ditore në Kosovë.
Ai do të takohet me presidentin Thaçi, kryeministrin Hoti, por dhe me kreu e Vetëvendosjes Albin Kurti.
Axhenda e kryeministrit Rama në Kosovës është:
Në 29 qershor:
- Në orën 13:15, takim me Kryetarin e Nisma Social-Demokrate, Fatmir Limaj;
- Në orën 15:00, takim me Vjosa Osmanin, kryetare e Kuvendit;
- Në orën 16:00, takim me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti;
- Në orën 18:00, takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli;
- Në orën 18:50, takim me presidentin Hashim Thaçi.
Në 30 qershor:
- Takim me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti.
- Konferencë për shtyp.
Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për vendin, pasi presidenti Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli janë akuzuar për vrasje dhe krime të tjera kundër njerëzimit, gjatë Luftës së Kosovës.
Thaçi po ashtu ka lajmëruar se do të mbajë një fjalim të hënën në orën 20:00 drejtuar qytetarëve të Kosovës.