Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të japë dorëheqjen nëse aktakuza e Prokurorisë Speciale do të konfirmohet.
“Ditëve në vijim do të konsultohem me liderët politikë për hapat e mëtejmë. Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë.” – tha Thaçi në reagimin e parë pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria Speciale.
Thaçi e quan shpalljen publikisht të aktakuzës së Prokurorisë Speciale si skandaloze dhe si “çmimin e fundit që duhet të paguajë për lirinë e Kosovës.”
“Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që –në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë– doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. Rrugën ma prenë Por, nuk ma cenojnë besimin në vlerat që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtëpia e Bardhë për mua dhe për qytetarët e Kosovës.” – tha Thaçi.