Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka përgëzuar SPAK-un dhe policitë italiane e shqiptare për operacionin e përbashkët që çoi në arrestimin e 37 personave dhe 3,5 tonëve drogë në Bari të Italisë.
Në një postim në Twitter, Soreca shkruan:
´Operacion brilant kundër trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, i arritur nga prokuroria dhe policia italiane dhe SPAK-u e policia shqiptare me mbështetjen e Eurojust-it.
Lufta kundër krimit të organizuar është një prej prioriteteve kryesore për BE-në dhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.´
Më herët prokurori Anti-Mafia në Itali dhe kreu i SPAK-ut Arben Kraja mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp për të dhënë detaje rreth operacionit të 30 qershorit në Bari të Italisë.