SPAK dhe Antimafia italiane tregojnë detajet e shkatërrimit të bandës së narko-trafikut

Nga Exit News
SPAK dhe Antimafia italiane tregojnë detajet e shkatërrimit të bandës së narko-trafikut

Operacioni i shkatërrimit të bandës shqiptare-italiane të narko-trafikut ishte një punë e përbashkët e Antimafias italiane, SPAK-ut shqiptar dhe policive të të dy vendeve.

Në një konferencë për shtyp bashkë me kreun e SPAK-ut Arben Kraja dhe prokurorin Vladimir Rama të cilët ndodhen në Romë , Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho falenderoi autoritetet shqiptare për punën në arrestimin e 37 anëtarëve të bandës, 3,5 tonëve drogë me vlerë 40 milionë euro dhe pasurive të tjera të vënë përmes parave të krimit, në vlerë 4 milionë euro. 7 prej të arrestuarve u kapën nga policia e Vlorës.

Kryeprokurori italian tha se ky ´është operacioni më i madh që ka goditur grupet kriminale italiane dhe shqiptare i zhvilluar ndonjëherë´.

Arben Kraja tha se prokuroria shqiptare ka mbi 2 vjet që bën hetime për këtë bandë. Ai tha se ´e reja që kemi sjellë në Shqipëri me këtë hetim është se nuk jemi kufizuar vetëm me hetimin për trafikun e drogës, por edhe hetim dhe akuzë për pastrim të veprës penale (pastrim parash)´.

Kraja shtoi se skuadrat e përbashkëta hetimore me Italinë janë përgjigja më e mirë në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, pasi kryesisht bandat shqiptare kanë bashkëpunëtorët e tyre në Itali.

Ai tha se bashkëpunimi me SPAK-ut dhe autoriteteve italiane do të vazhdojë dhe për shkatërrimin e bandave të tjera.

4 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme