Ndryshimet e kufijve të qendrës historike të kryeqytetit – të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Këshilli i Ministrave – reflektojnë kërkesat e Bashkisë Tiranë për ndërtime në zona të reja dhe nuk bazohen në studime e vlerësime të mirëfillta.
Ky është përfundimi në të cilin del Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një kontrolli të punës në Institutin e Monumenteve të Kulturës.
KLSH i ka sugjeruar këtij të fundit që të propozojë përforcimin e ligjit për ruajtjen e pasurive kulturore dhe t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë rindërtimin e Teatrit Kombëtar në të njëjtën zonë dhe me të njëjtën pamje arkitekturore si më parë.