Përveç Shqipërisë vendet europiane ‘lënë jashtë’ edhe Malin e Zi dhe Serbinë

Nga Exit News
Përveç Shqipërisë vendet europiane ‘lënë jashtë’ edhe Malin e Zi dhe Serbinë

Nga dita e mërkurë, vendet anëtarë të Bashkimit Europian kanë nisur të marrin vendime për shtetet me të cilat do të hapin kufijtë e tyre.

Kjo pasi rekomandimi i BE-së që kufjtë të hapen gradualisht për udhëtime jo të domosdoshme për 15 shtete, nuk është i detyrueshëm për ta.

Bashkimi Europian do të rishikojë listën e vendeve të treta çdo dy javë dhe ruan të drejtën për të ndërhyrë edhe në rast se ksuhtet përkeqësohen shpejt në ndonjë shtet.

Shqipëria nuk ishte pjesë e kësaj liste, por Mali i Zi dhe Serbia po. Pavarësisht ksaj, për momentin, malazezët mund të udhëtojnë drejt 10 vendeve të BE-së dhe serbët lejohen vetëm nga nëntë shtete europiane.

Kjo sipas BIRN mund të ketë të bëjë me hetimin e rrjetit investigative ballkanik që zbuloi se të dhënat nga sistemi informative COVID-19 i shtetit serb tregonin dyfishin e numrit të viktimave krahasuar me atë të raportuar nga autoritetet.

Vendet e treta të listës së BE-së duhet të plotësojnë kritere  që lidhen me numrin e rasteve të reja COVID-19 gjatë 14 ditëve të fundit dhe për 100,000 banorë. Ky numër nuk duhet të kalojë mesataren europiane dhe duhet të ketë trend të qëndrueshëm ose në rënie.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>