Sipas Kushtetutës së Kosovës, është Kryeministri i vendit ai që përfaqëson shtetin në procesin e dialogut me Serbinë, ndaj mungesa e presidentit Thaçi nuk do të jetë problem sipas kryeministrit Avdullah Hoti.
Ai tha se i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Richard Grenell – i cili kishte organizuar takimin në nivel presidentësh mes Serbisë dhe Kosovës – e kërkon pjesmarrjen e tij në takim.
Takimi u shty pasi Prokuroria Speciale e Kosovës bëri publike akuzat për presidentin Thaçi, “një spostim derisa ne të konsolidojmë një ekip shtetëror që na përfaqëson”, tha kryeministri i Kosovës.
Hoti tregoi në Opinion se delegacioni është ndërtuar dhe se pjesë e procesit do të jetë edhe kuvendi.