Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) sëbashku me SHÇBA ndaluan dy punonjës policie për shpërdorim detyre.
Dy punonjësit Henrik Zelija, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Policisë Rrugore Tiranë dhe Laurenc Duda, shef seksioni për Verifikimin e Shkeljeve Administrative, akuzohen se kanë kërkuar favore seksuale ndaj një qytetareje në këmbim të dorëzimit të makinës së saj.
Sipas të dhënave të prokurorisë, ngjarja ka ndodhur në shtator të 2019.