Policia italiane ka arrestuar të shtunën, Bledar Allmuçën, 36 vjeç, pjesë e bandës së narko-trafikut, 37 anëtarë të së cilës u arrestuan në 30 qershor.
Allmuça mundi t’i shpëtonte arrestimit 4 ditë më parë dhe qëndronte i fshehur Policoro, një qytet në provinën e Materas, në jug të Italisë.
Bashkë me Allmuçën, policia italiane ka arrestuar dhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët e kandë ndihmuar atë të arratisej dhe të qëndronte i fshehur.
Në 30 qershor, autoritetet italiane dhe shqiptare arrestuan 37 anëtarë të një bande italiano-shqiptare pjesë e së cilës ishte dhe Allmuça.
Policia kapi 3,5 ton drogë me vlerë 40 milionë euro dhe sekuestroi pasuri të tjera të vënë përmes parave të krimit, në vlerë 4 milionë euro.
Kryeprokurori italian tha se ky ´është operacioni më i madh që ka goditur grupet kriminale italiane dhe shqiptare i zhvilluar ndonjëherë´.
Për të lexuar më shumë për këtë operacion, klikoni këtu.