Ministria e Shëndetësisë do të shtojë grupet e inspektimit në terren dhe kontrollet në ato qytete ku ka më shumë të infektuar me Covid-19.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për bizneset dhe qytetarët që nuk zbatojnë rregullat dhe protokollet.
Kontrollohet do të shtohen dhe në bregdet ku tashmë ka nisur sezoni turistik.
Manastirliu tha se qeveria ‘nuk mund të bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh, kur sheh që masat nuk zbatohen në një biznes’.
Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve ditorë. Numri më i lartë që prej fillimit të pandemisë u arrit në 3 korrik, me 90 të infektuar të rinj.