8 raste të reja me Covid-19 në Berat

Nga Exit News
8 raste të reja me Covid-19 në Berat

8 raste të reja të infektuar me koronavirus u zbuluan në Berat, duke e çuar numrin në total në 16 të infektuar. Sipas medias ndër të infektuarit një është punonjës policie dhe një mësuese në shkollën e Beratit. Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat po dezinfekton banesta e 8 rastevetë reja në Berat.

Mosha e të infektuarve është nga 32 deri në 87 vjeç dhe të gjithë janë kontakte të rasteve të mëparshëm. Ndër të infektuarit, 2  janë të moshuar, përkatësisht 87 vjeç dhe 86-vjeç, të cilët u infektuan nga fqinja e tyre, gruaja 45-vjeçare, e cila u dërguan në spitalin infektiv në gjëndje të rëndë disa ditë më parë.

Ndërsa, 4 raste janë kontakte të të burgosurit në burgun e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>