13 viktima dhe 229 raste të reja janë rregjistruar gjatë 24 orëve në Serbi.
Në Serbi, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 16,719 ndërsa janë rregjistruar 330 viktima.
Deri më tani janë shëruar rreth 13,366 qytetarë serb.
Më 3 korrik për shkak të numrit të lartë të viktimave dhe të infektuarve, autoritetet serbe shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin e saj Beograd duke vendosur një sërë kufizimesh.
Autoritetet lokale në Serbinë qendrore dhe perëndimore deklaruan më herët gjendjen e jashtëzakonshme në disa bashkitë tjera ku rritja e rasteve me Covid-19 kërcënoi mbipopullimin e sistemit shëndetësor.
Qytetarët serbë duhet të mbajnë maska në hapësirat e mbyllura dhe gjatë transportit publik, në të kundër rrezikojnë të gjobiten.
Klubet e natës dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 23:00 deri në 06:00, ndërsa grumbullimet lejohen deri në 500 persona.