Gjatë fjalimit të saj në Parlamentin Europian kancelarja Merkel foli për detyrat që i ka vendosur vetes gjatë drejtimit të presidencës së Këshillit Europian nga Gjermania.
Kancelarja duket se ka bërë një diferenim mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin për antarësimin në Bashkimin Europian, duke treguar më shumë optimizëm për shtetin fqinj.
“Gjatë presidencës sonë ne duhet të bëjmë gjithçka për të arritur progres në tre fusha të politikës së jashtme: Fillimisht, me një konferencë antarësimi, të paktën me Maqedoninë e Veriut, mbase edhe me Shqipërinë, për t’i dhënë shteteve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë anarësimi.” – deklaroi Merkel.