28 deputetët të opozitës parlamentare i kanë kërkuar Kuvendit ndryshimin sistemit zgjedhor, ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dhe përcaktimin e një pragu minimal.
Në projektligjin depozituar në Kuvend, ndryshimet përfshijnë:
- Kandidatët për deputet do të propozohen vetëm nga partitë dhe nga zgjedhësit dhe koalicionet parazgjedhore janë të ndaluara.
- Shqipëria ndahet në rajone dhe deputetët zgjidhen në bazë të sistemit propocional me konkurim rajonal
- Pragu minimal për të hyrë në parlament do jetë 5 përqind e votave
Ndalimi i kualicioneve parazgjedhore
Opozita parlamentare ka propozuar të ndalohen kualicionet para zgjedhore. Neni 2 i projektligjit përcakton:
“Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore.”
Ky propozim ka nxitur reagimin e partive jashtë parlamentare. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi në një emision se “koalicionet zgjedhore janë në Kushtetutë”.
Por Kushtetuta nuk parashikon asnjë nen të veçantë për koalicionet. Rastet kur Kushtetuta e përmend në mënyrë indirekte termin koalicion në nenin 68 kur parashikon se “kandidatët për deputeti mund të propozohen nga partitë politike, koalicionet ose zgjedhësit” dhe nenin 96 në lidhje me propozimin për kryeministër.
Nenit 64 përcakton se kandidatët për deputet mund të vijnë nga lista e koalicionit të partive. Pra të gjitha partitë, pjesë e një koalicioni hartojnë një listë të vetme dhe garojnë në zgjedhje me atë listë.
Ndërkohë Kodi Zgjedhor parashikon krejtësisht të kundërtën. Neni 67 pika 2 parashikon se 50 ditë para zgjedhjeve, secila prej partive pjesë e koalicionit dërgon listën e kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore, pranë KQZ-së.
Kandidatët për deputetë në Kodin Zgjedhor janë kandidatë të partive politike jo të koalicionit.
Për të rregulluar mënyrën e funksionimit të koalicioneve nuk është e nevojshme ndryshimi i Kushtetutës, por i Kodit Zgjedhor.
Ndarja e Shqipërisë në rajone
Deputetët e opozitës kërkojnë që të Shqipëria të ndahet në rajone. Shqipëria është e ndarë në 61 bashki dhe 12 qarqe. Kjo do të kërkojë ndryshimin e ligjin për ndarjen e territoriale dhe Kodin Zgjedhor.
Megjithatë mungon një relacion ku të sqarohet pikat e mëposhtëme:
- Kuptimin e rajonit.
- Numrin e rajoneve do të ndahet Shqipëria dhe përcaktimin e tyre.
- Përcaktimi nëndarjeve të rajoneve, pra sa bashki apo qarqe do të përfshijë një rajon.
Pragu 5 përqind në rang kombëtar
Pragu 5 përqind është i lartë dhe do të penalizojë hyrjen e partive të vogla. Sipas të dhënave nga Komsioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve të 2017-ës, vetëm 3 parti arritën të kalonin këtë prag, përkatësisht, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe LSI.
Nga ana tjetër përcaktimi i pragut mund të vendoset në Kodin Zgjedhor dhe jo në Kushtetutë, duke qënë se kjo e fundit përcakton parimet e përgjithshme mbi të cilat ngrihet sistemi zgjedhor në Shqipëri.