Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 56-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë.
Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dy vajza të mitura.
Javët e fundit, disa raste abuzimi seksual të të miturve janë zbuluar.
Pas publikimit të ngjarjeve, qindra qytetarë, aktivistë dhe shoqata të shoqërisë civile protestuan dhe kërkuan dënime të rënda për abuzuesit seksualë.