Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Avdullah Hoti kanë rënë darkod të bisedojnë fillimisht për propozimet e procesit të Berlinit.
“Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Hoti ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në kuadër të punëve që janë në vazhdim e sipër në shumë fusha të propozuara në procesin e Berlinit, si masa të rëndësishme për ndërtimin e besimit midis dy palëve”, shkruhen në deklaratën për shtyp të Presidentit Emmanuel Macron dhe Kancelares Angela Merkel, pas përfundimit të samitit të së premtes.
Deklarata e publikuar nga Ambasada franceze në Kosovë, përcakton se “Presidenti Emmanuel Macron dhe Kancelarja Angela Merkel [..] do të jenë të gatshëm të organizojë një samit të ri nëse është e nevojshme në një fazë të mëvonshme në negociata”.
Në samit morri pjesë, edhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit evropian për Punë të Jashtme dhe politikë të sigurisë Josep Borrell, dhe Miroslav Lajčák, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale në lidhje me Ballkanin perëndimor.
Dialogu mes dy vende do të rinis formalisht, më 12 korrik, dhe më 16 korrik do të takohen në Bruksel.