66 500 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Amerikë, duke shënuar rekord të ri numrin e të infektuarve ditorë.
Në të njëjtën ditë, presidenti Trump ka vënë për herë të parë maskë mbrojtësë në publik.
Në total në Amerikë numri i të infektuarve ka arritur 3,25 milionë banorë, mes të cilëve mbi 134 mijë kanë humbur jetën.
Amerika renditet në vend të parë si për numrin e lartë të të infektuarve, ashtu dhe për numrin e viktimave mes pacientëve me Covid-19.
Në total në gjithë botën, më shumë se 12,7 milionë persona janë infektuar dhe më shumë se 565 mijë kanë humbur jetën.