Intervistimi i presidentit Hashim Thaçi nga prokurori special do të vazhdojë edhe ditën e martë. Dje Presidenti ndenji për më shumë se 6 orë në Zyrën e Prokrurorisë së Specializuar.
“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit, zotit Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese, teknike. E në të njëjtën kohë edhe ato fillestaret të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, (intervistimi) do të vazhdojë nesër”, tha Thaçi, sipas Radio Evropa e Lirë.
Presidenti Thaçi u paraqit të hënën në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar mbi aktakuzën e ngritur për të për mbi 100 krime lufte. Avokati mbrojtës i presidentit Thaçi është avokati amerikan Pierre-Richard Prosper.
Më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi publikisht aktakuzat e dërguara në Dhomën e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, për presidentin Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë.