Gjykata e Elbasanit vendosi të pushojë çështjen e Gazmend Brakaj ose siç njihet ndryshe Gaxhai, i cili kërkoi ulje dënimi me 90 ditë. Shkak u bë mungesa e avokatit mbrojtës.
Më 6 mars 2020 Gaxhai kishte kërkuar ulje dënimi ndërsa me 8 korrik gjyqtarja Miranda Çekrezi vendosi pushimin e çështjes.
Gaxhai është anëtar i bandës së Vlorës i dënuar me dy burgime të përjetshme. Ai është dënuar fillimisht për vrasjen e dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Ilir Paja dhe Arben Xhunga, më pas për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj.
Një ditë më parë ish kreu i bandës së Vlorës, Zani Caushi kërkoi lirim me kusht me argumentin se ka fëmijë të mitur dhe do të punësohet.