7 shqiptarë u arrestuan në Itali për grabitje të banesave. 7 shqiptarët ishin pjesë e një grupi të organizuar bashkë me 6 italianë dhe 2 egjiptianë.
Personat grabisnin bizhuteri floriri dhe më pas i kthenin ato në shufra ari për t’i nxjerr më lehtë jashtë Italisë.
Sipas gazetës italiane La Stampa, policia italiane sekuestroi rreth 315 mijë euro, të destinuara për jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri.