Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta uroi Presidentin farncez emmanuel macron për ditën Kombëtare të Francës, Ditën e Bastijës. Presidenti falenderoi qeverinë franceze për mbështetjen në rrugën e integrimit evropian.
“Mbështetja Juaj dhe e një vendi mik si Franca, si dhe metodologjia e re e zgjerimit, janë inkurajim dhe motivimi i duhur për ne për të vijuar me vendosmëri përmbushjen e reformave që do të mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit”, shkroi Meta në letrën e urimit dërguar Macron, më 14 korrik.