Borrell,Kosova dhe Serbia të vendosura për dialog

Nga Exit News
Borrell,Kosova dhe Serbia të vendosura për dialog

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të zhvillojnë një dialog në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit, raporton Radio Evropa e Lirë.

“Pres diskutim konstruktiv që do t’i kontribonte normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve ndërmjet dy vendeve”, tha Borrell para fillimit të takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Takimi i tyre për herë të dytë tregon vendosmërinë për dialog të udhëheqyr nga BE”, shtoi në Twitter Borrell.

Sot, Vuçiç dhe Hoti u takuan fizikisht në Bruksel. Ndërsa, dialogu ka filluar më 12 korrik virtualisht me përfaqësuesit e BE-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>