500 mijë raste të reja dhe 7300 vdekje me koronavirus u raportuan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, më 18 korrik.
Kjo ishte dita me numrin më të lartë të të infektuarve dhe të viktimave që prej fillimit të pandemisë në mars.
Deri më tani, numri i viktimave me koronavirus ka kaluar mbi 600 mijë në të gjithë botën, dhe mbi 14 milionë të infektuar.
Numri mesatar i vdekjeve në Korrik, 4800 viktima, është rritur krahasim me mesataren prej 4 600 vdekje të regjistruara në qershor.
Vendi më i prekur në botë është SHBA-ja me një rekord me mbi 77 mijë raste në 24 orë.