Presidenti Ilir Meta reagoi ndaj artikullit të Zërit të Amerikës, ku thuhej se institucionet shqiptare vështirësuan edhe më shumë dhënien e informacionit gjatë periudhës së pandemisë.
“Pohimi i ekspertëve të medias në VOA se “kjo periudhë e jashtëzakonshme në Shqipëri është shoqëruar me një censurë të fortë informacioni”, është tepër e rëndë dhe kërkon urgjentisht reflektim serioz dhe të përgjegjshëm”, shkruan Presidentin në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Meta përshëndeti edhe “qëndrimin e bërë sot publik nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ndër të tjera theksohej se “veprimet e qeverive kundër epidemisë së COVID-19, nuk duhet të përdorin sëmundjen si pretekst për shtypjen e personave ose ideve”.