Basha takon Shpend Ahmetin: Mbështetje për Kosovën në dialogun me Serbinë

Nga Exit News
Basha takon Shpend Ahmetin: Mbështetje për Kosovën në dialogun me Serbinë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar, të martën, kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin.

Basha i premtoi Ahmetit mbështetje të pakushtëzuar për institucionet e Kosovës, veçanërisht në procesin e dialogut për pavarësinë me Serbinë:

‘U dakorduam se ecja përpara e dialogut me qëllim njohjen reciproke mes Serbisë e Kosovës, shërbehen më mirë nga një bashkërendim i ngushtë mes dy partnerëve strategjikë të kombit shqiptar e Kosovës që janë SHBA dhe BE.’

Kurse Shpend Ahmeti theksoi se ndihma e Shqipërië është tani më e domosdoshme se kurrë:

‘Lidhur me ngjarjet e fundit, në Kosovë e Shqipëri, ndihma e Shqipërisë është tani më e domosdoshme se kurrë. Këtë herë në nevojitet një kohezion për të dalë sa më mirë prej saj. E falenderoj Bashen jo vetëm për interesimin por edhe diturinë që e ka për çështjet e Kosovës.’

Kjo është dita e dztë e vizitës së Bashës në Kosovë. Një ditë më parë ai u takua me presidentin Thaçi dhe kryeministrin Hoti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>