Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka emëruar Skender Hysenin si koordinatori shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë, raporton Radio Evropa e Lirë. Skender Hyseni do të udhëheqë Këshillin e Ekspertëve pranë Zyrës së Kryeministrit.
Ai do të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë këtë të enjte në Bruksel, ku do të bisedohet për personat të pagjetur, për personat të zhvendosur dhe për bashkëpunimin ekonomik.
Siç u paralajmëruar nga kryeministri Avdullah Hoti të hënën, koordinatori shtetëror do të punojë edhe në “draftimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke”.
Skender Hyseni është anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë pjesë e delegacioneve të Kosovës në bisedimet për status dhe zëdhënës i ekipit negociator të Kosovës nga 2006-2007.
Ndër vite, ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, ministër i Punëve të Brendshme si dhe ministër i Kulturës.