PD dhe LSI nuk do të marrë pjesë sot në Këshillin Politik dhe propozon takimin ditën “e enjte ora 17:00 ose të premten ora 11:00”. Ata i kanë kthyer përgjigje ftesës së Damian Gjiknurit, përfaqësuesit të PS-së në Këshillin Politik, për tu mbledhur të mërkurën.
PD dhe LSI nuk pranojnë të diskutojnë listat e hapura, duke i propozuar një axhendë tjetër diskutimesh në Këshillin Politik, si:
1 — Blerjen e votës;
2 — Presionin ndaj votuesve dhe administratës publike;
3— Keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike;
4— Marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale;
5— Lirinë dhe sekretin e votës; dhe
6— Manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore.
Më 23 korrik Kuvendi do të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit të dakordësuar mes PD, PS, LSI dhe Rudina Hajdari.