Më 22 korrik u shënua 10 vjetori i opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e shpallur në 17 shkurt 2008.
Gjykata deklaroi se “miratimi i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 nuk shkel ligjet ndërkombëtare sepse ligjet ndërkombëtare nuk ndalojnë deklarimin e pavarësisë.”
Gjithashtu, vendimi i gjykatës shkruan se pavarësia nuk shkel rezolutën e Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara të 1244.
Gjyqtarët e miratuan nënshkrimin e deklaratës dhe hodhën poshtë kërkesën e Serbisë për ta ndaluar atë.