Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar se ka ardhur koha për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Në një postim në Twitter, Basha kujtoi 10 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.
“Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo i shërben qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit,” shkruan Basha.
Ditët e fundit, Lulzim Basha vizitoi Kosovën me ftesë të Kryeministrit Hoti, ku pati dhe takime me zyrtarë të lartë të shtetit.