BE, emigrantët dhe azilkërkuesit nga Ballkani Perendimor do të kthehen mbrapsht

Nga Exit News
BE, emigrantët dhe azilkërkuesit nga Ballkani Perendimor do të kthehen mbrapsht

BE do të kthejë të gjithë azilkërkuesit që vijnë nga Ballkani Perëndimor, dhe do të pranojë vetëm ata që largohen nga vendet e luftës.

Lajmi u dha gjatë konferencës për shtyp në përfundimit të takimit dy ditor të 12 ministrave të brendshëm të BE-së dhe 6 përfaqësuesve të Ballkanit Perëndimor, nga Zëvendëspresidenti i KE-së Margaritis Schinas.

Shinas paralajmëroi vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë për të luftuar trafikimin e emigrantëve dhe azilkërkuesit e paligjshëm. Ai njoftoi se Zyra Evropiane për Azilantët (EASO), do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të rrisë kapacitetet pritëse për refugjatët.

Eurokomisioner Oliver Varhelyi i kërkoi vendeve të Ballkanit Perëndimor të marrin masa për të ndaluar këtë fenomen shqetësues për BE-në.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer tha se duhet më shumë bashkëpunim me vendet e Ballkanit për “të dyfishuar përpjekjet për të luftuar emigracionin e paligjshëm”.

Në qershor 2020, pas lehtësimit të masave anti Covid-19, Ballkani Perëndimor u bë rruga e preferuar e emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar në vendet e BE-së. Sipas raportit të publikuar nga Frontex, në qershor u kapën 2050 emigrantë të paligjshëm, ose 70 përqind më shumë se në maj dhe tre herë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në gjysmën e parë të 2020-ës, gati 9300 emigrantë të paligjshëm u kapën duke kaluar ilegalisht kufirin për në vendet e BE-së, përmes Ballkanit Perëndimor — 73 përqind më shumë se në 6 muajt e parë të 2019-ës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>