Komisioneri Publik apeloi vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Apelit Gjirokastër, Miranda Andoni.
Në një njoftim zyrtar, KP kërkon hetimin e saj në të trija kriteret, pasi vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shfaq mangësi në hetimin administrativ dhe është i pambështetur në prova e ligj.
Miranda Andoni u konfirmua në detyrë në 12 qershor. Andoni është edhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.