Gjashtë pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke shënuar ditën me më shumë humbje jete që prej fillimit të pandemisë.
Pacientët e rinj janë: në spitalin Infektiv, një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana, një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Ndërsa në spitalin Shefqet Ndroqi humbën jetën një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.
Në total në vend numri i viktimave me koronavirus është 134, ku më shumë se gjysma janë në Tiranë:
- Qarku Tiranë 70 viktima,
- Qarku Shkodër 20 viktima,
- Qarku Durrës 19 viktima,
- Qarku Fier 6 viktima,
- Qarku Elbasan 5 viktima,
- Qarku Vlorë 4 viktima,
- Qarku Kukës 4 viktima,
- Qarku Korçë 3 viktima,
- Qarku Lezhë 1 viktimë,
- Qarku Berat 1 viktimë,
- Qarku Dibër 1 viktimë.