Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Rama se po ndryshon Kushtetutën në mënyrë të njëanëshme sepse është i kapur nga krimi i organizuar.
Bardhi ka shpërndarë në Facebook një video të vjetër të përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild, të bisedës telefonike mes Damian Gjiknurit Dhe Imer Lalës.
Në përgjigje të argumentit të Gjiknurit për nevojën e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore, Bardhi thotë se ata që dëmtojnë zgjedhjet në fakt janë politikanët që blejnë vota, jo partitë që garojnë në zgjedhje.
“Zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.”, shkruan Bardhi.