Viktimat nga koronavirusi në Amerikë po kapin shifrën 150,000.
Ky është niveli më i lartë i vdekshmërisë nga nisja e pandemisë, që po vijon të rritet me 10,000 raste të reja në 11 ditë, sipas një raportimi të Reuters.
Në rang kombëtar, vdekjet nga Covid–19 janë rritur për tre javë rradhazi, edhe pse numri i rasteve nga java në javë ka filluar të pësojë një ulje për herë të parë nga muaji qershor.
Shtimi i të infektuarve në Arizona, Kaliforni, Florida dhe Teksas përgjatë këtyre muajve ka mbingarkuar spitalet.
Teksasi ka numrin më të lartë të viktimave në SHBA me thuajse 4,000 vetëm në muajin e fundit.
Nga 20 shtetet ku virusi ka infektuar më shumë njerëz, Amerika renditet e gjashta për viktima për frymë. Pesë vendet me numrin më të lartë të viktimave se SHBA janë Britania e Madhe, Spanja, Italia, Peruja dhe Kili.