120 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit.
Pjesa më e madhe e tyre, 57, janë banues në Tiranë.
Në qarkun e Tiranës janë aktualisht 1251 nga 2274 pacientë aktivë në gjithë vendin, ose sa 55 për qind.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si më poshtë:
- 57 raste në Tiranë,
- 15 raste në Durrës,
- 8 raste në Kavajë,
- 7 raste në Krujë,
- 6 raste në Elbasan,
- 5 raste në Korçë,
- nga 4 raste në Kurbin, Pogradec,
- nga 3 raste në Lushnje, Tropojë,
- nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë,
- nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.
Situata paraqitet problematike dhe në dy spitalet Covid, ku aktualisht janë të shtruar 119 pacientë. 18 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 6 janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar totalin e viktimave që prej fillimit në 161.
Ata janë:
- një 58 vjeçare nga Kurbini,
- një 71 vjeçare nga Lushnja,
- një 61 vjeçar nga Durrësi,
- një 67 vjeçar nga Fieri.