Shumica e evropianëve besojnë se kufijtë midis vendeve të BE-së duhet të mbyllen, pasi akoma nuk ka ardhur faza më e keqe e pandemisë së koronavirusit, sipas një sondazhi të realizuar nga Euronews.
Sondazhi online u bë në bashkëpunim me firmën këshilluese Redfield dhe Wilton Strategies më 17-18 korrik në Gjermani, Itali, Francë dhe Spanjë.
Shumica dërrmuese e të anketuarve besojnë se mbyllja e kufijve është një masë e përshtatshme në rast se numri i infeksioneve COVID-19 rritet ndjeshëm në secilin prej 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian.
72 për qind e të anketuarve në Spanjë besojnë se një izolim i dytë në shkallë vendi është shumë i mundshëm, i ndjekur nga 70 për qind në Francë, 57 për qind në Gjermani dhe 55 për qind në Itali.
Sondazhi gjithashtu tregoii se evropianët mbështesin fuqimisht mbajtjen e maskës mbrojtëse në hapësirat publike: 81 për qind e italianëve që thanë maska që ishin të nevojshme, gjë që u mbështet edhe nga 81 për qind e të anketuarve në Spanjë, 80 për qind në Francë dhe 70 për qind ne Gjermani. Një numër shumë i vogël i të anketuarve thanë se ishin kundër veshjes së maskave.
Ndryshe nga të anketuarit francezë, italianë dhe spanjollë, gjermanët mendonin se kufijtë mes vendeve duhet të mbahen të hapur edhe pse frika e të infektuarve që hyjnë në Gjermani nga pjesa tjetër e botës mbetet e madhe. Francezët ishin më shumë për mbylljen e kufijve kombëtar (63 për qind), të ndjekur nga Spanja (57 për qind) dhe Italia (54 për qind).
Megjithëse nuk janë në favor të mbylljes së kufijve të tyre, shumica e gjermanëve (61 për qind) thanë se nuk kanë ndërmend të udhëtojnë askund këtë verë, ndjekur nga 51 për qind e italianëve, 53 për qind e francezëve dhe 60 për qind e spanjollëve.