Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar largimin e qeverisë Hoti pasi me keqmenaxhimin që po i bën pandemisë së Covid-19, po e çon vendin drejt një krize humanitare.
Në një postim në Facebook, partia e ish-kryeministrit Kurti shkruan se:
“Qeveria që nuk po di të menaxhojë me pandeminë po e çon vendin drejt katastrofës humanitare. Këta duhet të largohet në mënyrë që të qeverisin me vendin ata që e dëshmuan se mund ta menaxhojnë suksesshëm pandeminë dhe ekonominë e vendit.”
Vetëm dy ditët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën 31 pacientë me Covid-19, ndërsa që prej fillimit të pandemisë numri i viktimave ka arritur në 236.
Po ashtu, rritja e numrit të pacientëve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim spitalor është rritur ndjeshëm javët e fundit, duke bërë që shumica e spitaleve të kenë arritur kapacitetet maksimale.
Prej 3 888 të infektuarve ende aktivë, 599 prej tyre janë të shtuar në spitale: 257 janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 342 në spitalet rajonale.