Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është infektuar me Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë Selmanaj.
Në një postim në Facebook, ai shkruan:
“Dje e kam bërë testin për Covid19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia”.
Ky është zyrtari i katërt i lartë i Kosovës që infektohet me koronavirus.
Të dielën, kryeministri i Kosovës Hoti njoftoi se ishte infektuar me Covid-19. Ai nuk u izolua dhe si pasojë deputetja kosovare Mimoza Kusari-Lila kërkoi largimin e kryeministrit Hoti nga detyra.
Më 10 korrik, Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës lajmëroi u infektua me koronavirus.
Ndërsa në 11 maj, Albin Kurti njoftoi se u infektua me koronavirus dhe do të izolohej në shtëpi.