Pesë persona janë arrestuar pasi po transportonin 20 emigrantë marokenë dhe kurdë të paligjshëm.
Sipas policisë, transportuesit përdornin dy makinë, një pa emigrantë, e cila kishte për qëllim të kontrollonte rrugën për postblloqe policie, ndërsa makina tjetër transportonte emigrantët.
Emigrantët do të paguanin një shumë parash për transportin drejt Tiranës dhe më pas kalimin në një prej pikave kufitare të veriut. Destinacioni final ishte një vend i Bashkimit Europian.
Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë, marokenë, palestinezë, për në vendet e BE-së.