Numrat e të infektuarve të rinj me Covdi-19 u rrit me 38 përqind, të premten, me 552 raste të konfirmuara, në krahasim me të enjten.
Kjo është rritja më e madhe e rasteve të reja që prej muajit maj. Për rreth dy javë Italia ka regjistruar 200 raste, raporton Associated Press.
Rajoni i Venetos, regjistroi numrin më të lartë me rreth 183 raste.
Të infektuarit janë italianë të kthyer nga Spanja, Peruja, Malta, Kroacia dhe Greqia.