Lulzim Basha, Kryetari i PD-së lajmëroi se PD po punon për një plan ekonomik në ndihmë të turizmit, i cili përbën 22 për qind të ekonomisë dhe është sektori më i goditur nga pandemia.
Basha kritikoi qeverinë për papërgjegjëshmëri, dhe premtimet e pambajtura. Ai tha se qeveria duhet të “subvenciononte konsumin e qytetarëve dhe të injektonte pará përmes masave konkrete mbështetëse”.
“Ne do t’i japim fund favorizimeve fiskale për 5 individë, ndërkohë që mbi 95% e operatorëve të tregut rrezikojnë falimentimin”, shkroi ai në Facebook, krahas fotove të plazheve të boshatisura.
Kryetari i PD-së theksoi se vendi duhet të ketë një qeveri të përgjegjëshme dhe serioze, “me plan konkret zhvillimi” për rritjen e “numrin e të punësuarve dhe do t’i kthejë frymëmarrjen ekonomisë dhe gjithë vendit”.