Moshat nga 55 deri në 64 vjeç janë më të prekura në Shqipëri nga koronavirusi. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik 19.7 përqind e rasteve të konfirmuara i përkasin këtyre grupmoshave.
Ndërkohë 18.5 përqind e të infektuarve me koronavirus i përkasin moshave 25 deri në 34 vjeç.
Sipas të dhënave të ISHP mesatarja e të infektuarve është 214.9 raste për 100 mijë banorë. Qytetet më të prekura janë Tirana Durrësi dhe Shkodra ndërkohë më pak i prekur është Elbasani.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar 6 536 ndërsa janë rregjistruar 200 viktima.