Një 39 vjeçar është ekstraduar në Kanada, pasi akuzohet për aksidentimin me pasojë vdekje të një gruaje, duke u bërë shqiptari i parë që ekstradohet drejt Kanadasë.
Erjon Kashari aksidentoi në 2014 për vdekje një grua dhe u larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të aksidentuar.
Ndaj tij autoritetet kanadeze caktuan masën arrest me burg për veprën penale “Neglizhencë me pasojë vdekjen”.
Kashari prej më shumë se 5 vitesh ishte në kërkim për aksidentin. Në 2019 u arrestua në vendin tonë dhe sot u ekstradua drejt Kanadasë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.