Amerika ka nënshkruar kontratën për blerjen e 100 milionë dozave të një vaksine të mundshme për koronavirusin nga kompania amerikane Moderna.
Lajmi është njoftuar nga presidenti Donald Trump, i cili deklaroi:
“Këto doza vaksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato.”
Porositja paraprake e vaksinave ka kushtuar 1,5 miliardë dollar ose 15 dollarë për një dozë.
Deri më tani administrata amerikane ka porositur paraprakisht sasi të caktuara të vaksinave ende në fazë testimesh nga kompanitë Moderna, GlaxoSmithKline dhe Sanofi, Pfizer, Novavax, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.
Vaksina eksperimentale kundër Covid-19 e kompanisë Moderna ka nisur në 27 korrik testimin në 30 mijë persona të shëndetshëm.
Kjo është faza e tretë e testimit të kësaj vaksine; në dy fazat e para, testimi në grupe më të vogla, vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe ka mundur të sigurojë imunitet tek të gjithë pjesëmarrësit.