Në Amerikë nis testimi i një vaksine anti-Covid në 30 mijë vullnetarë

Nga Exit News
Në Amerikë nis testimi i një vaksine anti-Covid në 30 mijë vullnetarë

Vaksina eksperimentale kundër Covid-19 e kompanisë Moderna ka nisur në 27 korrik testimin në 30 mijë persona të shëndetshëm.

Kjo është faza e tretë e testimit të kësaj vaksine; në dy fazat e para, testimi në grupe më të vogla, vaksina ka rezultuar e suksesshme dhe ka mundur të sigurojë imunitet tek të gjithë pjesëmarrësit.

Në fazën e tretë vaksina me bazë ARN të Modernes do t’u jepet rreth 30 mijë të rriturve dhe qëllimi kryesor i studimit do të jetë parandalimi i infektimit me Covid-19.

Testimi do të bëhet nën monitorimin e qeverisë amerikane që synon të përshpejtojë testimet dhe prodhimin e një vaksine anti-Covid.

Qeveria amerikane ka mbështetur kërkimet e kompanisë Moderna me gati një miliard dollarë dhe e ka zgjedhur atë si një nga të parët për testime në grupe të mëdha njerëzish.

Si do të bëhet testimi?

Testimi do të shtrihet në 89 qytete në gjithë Amerikën.

15 mijë personave do t’i injektohen dy masa vaksine, me diference kohore prej 28 ditë.

15 mijë të tjerëve do t’i injektohen dy masa me ujë të kripur.

As vullnetarët dhe as stafi mjekësor që do të bëjë injeksionet nuk do të dinë kush po merr vaksinën e vërtetë.

Studiuesit më pas do të monitorojnë vullnetarët, për të parë efektet anësore dhe nëse vaksina krijon imunitet ndaj Covid-19.

Qëllimi kryesor i testimit është të përcaktohet nëse vaksina mund të parandalojë infektimin me koronavirus.

Studimi gjithashtu do të përpiqet të zbulojë nëse mund të parandalojë përkeqësimin e simtomave të Covid-19 dhe vdekjen; si dhe për të parë se sa injektime janë të nevojshme për të krijuar imunitet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>