Ramush Haradinaj do të jetë kandidat për president të Kosovës i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kjo e fundit njoftoi lajmin publikisht pas mbledhjes së strukturave të partisë ku diskutuan çështet më të rëndësishme në vend.
“Këshilli Drejtues i AAK-së po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj.” Shkruan në Facebook AAK.
Edhe Haradinaj ka konfirmuar lajmin përmes një shënimi në FB, ku e quan besimin që të jetë kandidat për president, si përgjegjësi dhe nder të veçantë.
Partnerët e koalicionit qeverisës, LDK dhe AAK nuk kanë përcaktuar se cili do të zgjidhet president pas skadimit të mandatit të presidentit Hashim Thaçi në vitin 2021.
Ky i fundit gjithashtu ka njoftuar se në rast se aktakuza e Zyrës së Prokurorisë Speciale do të konfirmohet në Hagë, ai do të japë dorëheqjen për t’u përballur me drejtësinë.