Policia e Korçës ka arrestuar, të enjten, një 38-vjeçar, i cili po transportonte drejt Tiranës 6 emigrantë të paligjshëm.
Emigrantët do të paguanin një shumë parash për transportin drejt Tiranës dhe më pas kalimin në një prej pikave kufitare të veriut. Destinacioni final ishte një vend i Bashkimit Europian.
Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë, marokenë, palestinezë, për në vendet e BE-së.