Policia e Korçës dhe Pogradecit ka arrestuar deri të premten 7 persona të dyshuar si pjesëmarrës në dy sulmet me armë ndaj hotel Volorekës në Tushemisht, në fillim të gushtit.
Të arrestuarit janë:
- Mariglen Topuzi, tashmë nën masën e arrestit me burg,
- Ilir Berberi, i dyshuar si organizatori i sulmit,
- Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës),
- Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës),
- Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”),
- Ilir Meçolli, 29 vjeç;
- Ardian Xhuti, 29 vjeç;
- Elvir Haxhia, 32 vjeç.