Ministria e Arsimit ka njoftuar se vendimi për mënyrën si do të zhvillohet mësimi në vitin e ri shkollor – që është vetëm 4 javë larg – do të merret në një moment të dytë nga Task-Forca anti-koronavirus.
Ministrja Besa Shahini njoftoi se gjatë muajit korrik është punuar për një draft-udhëzim që parashikon disa skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor.
Synimi i ministrisë është rikthimi në shkollë, por vendimin për formën e zhvillimit të mësimit – nëse do të bëhet me orar të plotë, të pjesshëm dhe a do të kombinohet me mësim në kushte shtëpie – Task Forca anti-Covid do e marrë më vonë.