Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj të cilët akuzohen se kanë grabitur me dhunë 4 emigrantë të paligjshëm dhe kanë plagosur njërin prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur në 2 gusht. Fillimisht dy të rinjtë, 20 dhe 25 vjeç, i kanë premtuar 4 emigrantëve transport nga Korça drejt Tiranës.
Ata i kanë marrë në makinë emigrantët dhe në fshatin Drenovë i kanë vjedhur me dhunë 500 euro, kanë plagosur me thikë njërin prej tyre dhe më pas i kanë lënë aty.
Emigrant i plagosur u kurua në spitalin e Korçës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Shqipëria prej disa kohësh është kthyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve sirianë, marokenë, palestinezë, për në vendet e BE-së.
Çdo ditë policia arreston shqiptarë që i premtojnë transportit dhe kalimin e kufirit emigrantëve të paligjshëm.